Ndahet nga jeta veterani Arif Qerimaj nga Gllogjani, Selmanaj: I ruajti me besnikëri vlerat tona

04.01.2018 19:03:56

Sot është ndarë nga jeta veterani Arif (Smajl) Qerimaj nga fshati Gllogjan i Deçanit. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, i cili po është nga Gllogjani.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Lamtumirë miku ynë, Arif Smajli

Është ndarë nga jeta veterani Arif( Smajli) Qerimaj nga Gllogjani i Deçanit!

Bashkë me ndarjen e tij,ne humbem një burrë të vertetë të traditës, të fjalës e të besës!

Ai ishte i burgosur dhe dënuar politikisht në vitet 80-ta!

Familja Qerimaj ishte një familje, që në pranverën e vitit 1981 ishte bashkuar lëvizjes kombëtare ku disa burra të këtij trualli ishin burgosur e dënuar nga regjimi i asaj kohe!

Në luftën e UÇK-së nga kjo familje kanë rënë dëshmorë, Arben e Luan Qerimaj!

Arif Smajli, tashë e tri dekada ishte njeriu më i respektuar, ai po ruante me besnikëri vlerat e traditën e burrave të Gllogjanit!

Edhepse më i ri në moshë e kisha mik të vertet dhe ruaj kujtimet më të mira për te!

Lamtumirë Arif Smajli!

Varrimi, nesër me 5 janar 2018 në ora 14:00 në fshatin e tij të lindjes, në Gllogjan!

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

r.selmanaj