Ndahet shorti, Kosova në grup me Gjermaninë

26.01.2017 10:42:52

Pëfaqësuesja U-21 e Kosovës ka debutuar në shortin kualifikues për Evropianin “Itali 2019″.

Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi ndodhen në grupin 5, bashkë me super-fuqinë, Gjermaninë.

Krahas tyre, këtë grup e përbëjnë edhe Izraeli, Norvegjia, Republika e Irlandës dhe Azerbajxhani.

Shqipëria ndodhet në grupin e dytë me Spanjën, Sllovakinë, Islandën, Estoninë dhe Irlandën e Veriut.