Ndalet Atletico por ka ankth për Fernando Torres

02.03.2017 23:10:18

Atletiko e Madridit pësoi një tjetër ndalesë në La Liga duke barazuar 1-1 me Deportivo La Korunjën, duke rimarrë vendin e katërt ndaj Sociedadit, por më shumë se sfida vëmendjen e mori dëmtimi i Fernando Torres në minutën e 85-të që pas një përpasje me Alex humbi ndjenjat në fushë pas një rrëzimi të firkshëm. Gjendja e futbollistit u kuptua që  ishte e rëndë nga reagimi dhe i Gimenez, që u shfaq i trembur për fatin e kolegut të tij, ndërsa Simeone shumë i irrituar në stol me episodin. Gjithsesi Torres  arriti të largohej me barrelë nga fusha e lojës duke u përshëndetur me duatrokitje nga të pranishmit në “Riazor”. Sa i përket takimit, të dyja skuadrat kërkonin vetëm fitoren për shkak të pozitave në renditje, dhe Deportivo që lufton për mbijetesën arriti të gjejë shumë shpejt epërsinë me Andone në të 13-tën.

Skuadra e Pepe Melit gaboi që nuk mbylli sfidën dhe Atletiko përfitoi me Griezmann që barazoi rezultatin në 1-1. /supersport.al/