Ndalet Liverpool, fiton City

02.01.2017 21:12:45

Liverpool barazon 2:2 me Sunderlandin, ndërsa Manchester City kthehet te fitorja.

Një hap fals i Liverpoolit që mund t’i kushtojë në luftën për titull. Skuadra e Jurgen Klopp u ndal në barazim nga Sunderland në një ndeshje spektalulare në Stadium of Lights.

‘The Reds’ patën dy herë epërsinë me golat e Daniel Sturridge dhe Sadio Mane, por Jermaine Defoe me dy gola nga penalltia ia mohoi fitoren Liverpoolit.

Në anën tjetër fiton Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolas ia doli që ta mposht Burnleyn 2:1, ndonëse luajti me 10 futbollistë që nga minuta e 32-të pas përjashtimit të Fernandinhos.

Gael Clichy dhe Kun Aguero realizuan për Cityn, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Ben Mee.

Me këtë fitore City shkon në kuotën e 42 pikëve, dy më pak se Liverpooli që mbanë pozitën e dytë në tabelë.