Ndalet rryma, ndërpritet seanca për sulmin në Kuvend

Ndalet rryma, ndërpritet seanca për sulmin në Kuvend

25.01.2017 10:28:03

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku edhe është duke u mbajtur seanca për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, është ndalur energjia elektrike.

Për këtë arsye, përkohesisht është nderpre seanca

Rryma në seancë u ndal në kohën kur prokurori i rastit po jepte kundërpërgjigjen rreth kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e tij.

Ndryshe, para se të ndalej rryma, prokurori Abdurrahim Islami i ka shqiptuar një vërejtje mbrojtësit ë Atdhe Arifit, i cili i kishte ndërhyrë prokurorit.