Ndalohet polici që i kërkoi lekë kosovarit

21.12.2016 18:30:14

 

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Kukës, ka ndaluar sot policin kufitar qe shfaqen në një video duke i kërkuar para një emigranti për të kaluar të shmangur skanderin në Morinë.

Ai është shtetasi Naim Beluli, 45 vjeç, me detyrë inspektor trupë shërbimi në Pikën Kufitare Morinë. Ndalimi i tij është bërë për shkak të dyshimeve të bazuara se ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 5.000 lekësh, prej një shtetasi nga Kosova, i cili po kalonte kufirin me mjetin e vet.

Pamjet e këtij veprimi janë transmetuar në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan në datë 20 dhjetor 2016. Ndalimi i shtetasit nga SHÇBA u bë në bazë të dyshimeve për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.