Ndalojnë veturat dhe në mes të rrugës shkëmbejnë grushte në Fushë Kosovë (Video)

27.08.2017 15:47:19

Dy persona janë përleshur derisa me veturat e tyre ishin duke pritur në semafor në hyrje të qytetit të Fushë Kosovës.

Ata, pas një mosmarrveshjeje, kanë dalë nga veturat dhe kanë shkëmbyer grushte me njëri tjetrin, duke bllokuar kështu komunikacionin në atë rrugë.

Gazeta Express ka publikuar një video ku shihen dy personat duke u përleshur.