Sinan Kastrati: Ndalu Hashim he depsuz! (vazhdim)

16.02.2019 14:47:55

Nga: Sinan Kastrati

Vazhdon nga numri i kaluar, me të njëtin titull, “Ndalu Hashim he depsuz”

A duhet besuar se Hashimi i kërkoj falje publike, Gani Gecit dhe familjes së Gecajve për me e nxjerr fjalën e me e ruajt kokën?

Thuhet se me e shti fjalën “ngusht”, e nxjerr kryet, e me e shti kryet, e nxjerr fjala

Hashim Thaçi para dy tre diteve do të thonteme “gojën” e vetë. “Mund të them se komunikata numër 59, që përmendet në opinion, siç e ka theksuar Shtabi i Zonës Operative të Drenicës, i udhëhequr nga Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, është një komunikatë abuzuese, që nuk i takon UÇK’së”, ka deklaruar Thaçi.
Komunikata në fjalë “është nxjerrë pa aprovim dhe dijeni nga individë keqbërës”, ka thënë Thaçi.

Është lënduar luftëtari i radhëve të para të UÇK’së, në kuptimin moral e kombëtar, Gani Geci, dhe familja e tij”, është shprehur Thaçi.“Shprehi ndjesë dhe …. ” vazhdon Hashimi.

Hashim, mos u ndal, kërkoju falje edhe të tjerëve!

Po kjo deklaratë e Hashimit, i qoi nga gjumi sisorët, katallonët e lugestërit, Jakup Krasniqin, Bardhyl Mahmutin, Ibrahim Kelmendin e ndonjë tjetër, pseeeeeeee?

Por të dalim te Hashimi e të ”kërkim-falja” e Hashimit.

Pse Hashimi po kërkon falje tash, pas gati 20 vjetëve?

Të shkojmë me radhë, duke mos harrua dyshimet për vrasjen e Ali Ukës në Tiranë e vrasjeve të tjera, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Une¨do të flas vetëm vetëm për disa raste të Hashimit dhe të hashimave më ”të vegjël” se Hashimi, komandant ”Çeliki” dhe “BashkimFino” e “Ftyra”, që tash iu ka ra msaka. Dhe me të vërtetë ata përveç që mbanin maska, qorape në “fytyrë”, ata mëshifeshin prapa nofkave që veç ata dinin ti zgjedhnin “ftyrë”, “Bashkim Fino”, “dhjetëshi”, “maghupi”, “qorri”, “qopa”  e … (qosi, qeli e qyrri, shën. Imi).

Hashim, a i ke arrestua ti Jakup Kastratin e Cen Deskun në Dragobil më 30 tetor 1998?

A do të kërkosh falje, jo Jakupit e Cenit por shqiptarëve të Kosovës se ti nuk ke luftua pushtetin policor e ushtarak serbe por shqiptarët, udhëheqësit e LDK-së dhe të afërmit e aktivistët e LDK-së, apo ata që nuk ishin me bandat tua?

A ishin katër “ushtarët” Skënder Hoti nga Carralluka, Demush Krasniqi i Lacajve nga Vll. Drenofci, Fehmi Kryeziu, nga Bubaveci e Shefqet Mazreku nga Malisheva që të rrinin “gatitu” ty dhe zbatonin urdhërat tua?

Po, për Kolonel Ahmet Krasniqin a ke thënë “… shpejt kemi me i krye punët me ty””

Ka edhe dëshmitarë të tjerë, për të cilat unë kam shkruajtur disa dhjetera faqe, një fejton “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës”?

Edhe njëherë dua që publikishte të deklarohem: Kam përkrahur luftën çlirimtare dhe luftëtarët e saj, ushtarët trima si, si Hamzë e Adem Jashari, Ahmet Krasniqi e Agim Mehmeti (Kolonel) por jo, kurrë ty Hashim e as hashimat, jakupat, rexhepat, xhavitat, “remat” e … fatmirat.

Ti i burgose ata, Jakupin e Cenin, i rrehe, i ofendove me fjalë më të ndyera ndërsa “ushtarët”, banditët tu edhe i deshën edhe ti “çnjerzojnë” duke i thënë: – Junuk jeni shqiptarë, duam “t`ju kqyrim a jeni bâ synet”.

I ke sharë ata e Ibrahim Rugovëne dhe krejt udheqjen e kohës, duke iu drejtua revolverin TE-TE “Krejtëve kemi me mbyt e kemi me iu qit në ravina, si sterrvina” e tash i “dekoron”.

Por marrja për ty s`ka kurrfarë kuptimi e domethënie. Tash edhe renë e Ibrahim Rugovës e gruan e Ukës, një të dyshuar, mafi, “msit” , e dekoron.

Çka do të thuash Hashim për këto?

A janë të vërteta a jo?

A iu mbylle gojën dëshmitarëve të mundshëm kundër teje nëse do të akuzohesh zyrtarisht?

A “u lave” me 24 pleq Ymer Ymerit?

Po në katundin Bubël, a ishe bashkë me Isni Kilaj dhe Jakup Kastratin  e Cen Deskun (Isniu ka qenë nxënës i Jakupit në Lubizhdë) duke ngrënë mish e pirë vènë?

A e more Veli Bytyqin, këshilltarë e Gjergj Dedajn, e bëre zv.ministër e ambasador?

A do t` ju kërkosh falje, jo këtyre, se këta ta kanë falur “Kabahatin”.

Po Fatmir Lima, kjo melaqe që tash don edhe me u miqësua me serbinë, qysh dhe çka bënte?

Fatmiri, bashkë me “ftyrat”  i plaqkitste” mërgimatarët e iu merrte pasaortat, Halil Azem Januzit, nga Damaneki, Brahim Jup Rwxhepit nga Turjaka, me ndihmën e Bajram Krasniqit, avokat nga Tërpeza dhe hajnave që i shkonin pas, Nexhmi Krasniqi nga Tërpeza, tash komandant i policisë në Prizren.

… dhe tash Jakup Krasniqi, ish zëdhënës i të ashtuaquajturës uçk-së do të reagon kundër vendasit të vetë, drenicakë Hashim, në profilin e fb-ut do të  të shkruan kështu. “Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:

Në intervistën e datës 13 shkurt 2019 për RTK-në Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi falje Gani Gecit për komunikatën numër 59 të UÇK-së.

Meqenëse gjatë intervistës së tij ai përmendi edhe zëdhënësit e UÇK-së, e shoh të domosdoshme të deklarohem publikisht për shkak se tha shumë gjëra që nuk përputhen me realitetin.

Hashim Thaçi si udhëheqës politik i UÇK-së e di shumë mirë se asnjë komunikatë e UÇK-së nuk është lëshuar “nga banhofat me qëllim që të përçajë UÇK-në”. Sikur të kishte ndodhur një gjë e tillë ne do të kishim reaguar që në atë kohë kundër çfarëdo tendence të tillë;

Hashim Thaçi e di fare mirë se asnjë komunikatë që përmban lista me emrat e Ibrahim Rugovës dhe veprimtarëve të tjerë politik shqiptarë nuk është lëshuar në emër të SHP të UÇK-së, sepse do të kishim reaguar që në atë kohë, pasi lufta kishte adresë të vetëm pushtuesin;

Hashim Thaçi e di fare mirë kundërshtimin tim dhe të shumicës së komandantëve të Zonës Operative të Drenicës për Komunikatën numër 59, sepse është mbështetur në gjëra të pa vërteta dhe denigruese për zotin Geci;

Kundërshtimin tim do ta kisha shprehur në rast se e njëjta gjë do të ishte bërë kundër cilësdo familje shqiptare qoftë”

 Krejt me vend Jakup telalli, nëse është kështu por atherë, Pse ti nuk e demantove ”Zërin e Kosovës”, kur publikonte ”kumtesa” për vrasjen e Ramiz Hoxhës, Selman Binishit, burgosjen e Jakup Kastratit, Cen Deskut e …. Kërcnimet kundër Agim Krasniqit?

Eh more Jakup, po ti po të kishe ”ftyrë”, së pakut nuk do të folshe fare.

Ti ke rrejt edhe në Gjykatën e Hagës kundër Fatmirit e edhe në Gjakovë, kur Fatmiri, doli i pafajshëm.

Jakup, a ke rrejt?

A mundesh tash të kërkosh falje e ti reagosh Hashimit që ti dekoroj edhe Ramiz Hoxhën e Selman Binishin?

Atherë ku po mbetet ”ftyra” juaj, e jotja, e Bardhylit, e Hashimit dhe e Fatmirit.

Dëshmitë flasin ndryshe.

Një letër e shkruar me dorë i ishte lënë Ramiz Hoxhës në xhep. Në letër shkruhej:

?

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’a pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletë ekzekutimin që i ishte lënë, në kufomën e Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.

Ndërsa ”Zeri i Kosovës”, që ishte  edhe ”zëri i juaj”, i yti, e rrencavetë tjerë, shkruante zi e terr.

Qe çka flet ”Zëri:

”ZËRI I KOSOVËS”

Organ i lëvizjes …”, E ejnte, 5 nëntor 1998

Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së

U Arrestuan nga Policia Ushtarake e UÇK-së dy funksionarë të LDK-së

Policia Ushtarake nënzonës operative të Pashtrikut, më datën 30.10 1998 ndërmorri masën e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cen Deskut nga fshati Siqevë, me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj dege.

Në bazë të të dhënave të shërbimit informativ të UÇK-së,  për veprimtarinë e tyre kundër luftës çlirimtare të UÇK-së, të lartëpërmendurit kanë propaganduar për dorzimin e armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët Selman Biniqi nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë të ekzekutuar nga UÇK-ja, si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm  me Agim Krasniqin, antar i Kryesisë së LDK-së, i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës.

Ndaj të arrestuarve Jakup Kastrati dhe Cen Desku, Drejtoria e Policisë Ushtarake të UÇK-së, sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime në burgun hetues nr. 3.

Prishtinë, 01. 11. 1998

DREJTORIA E POLICISË USHTARAKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Jakup e hashima, unë që të iu lehtësoj punën, në mënyrë besnike i qita fjalët e juaja të pista (të zeza) në fletën e bardhë.

Pse nuk e demtuat Kumtesën  nr 4 nëse kjo ishte  “RRENË” dhe “nuk” dihej se kush e ka shkrua?

Po mirë ia keni bërë se ju të gjithë keni pasur “qallma” por nuk keni pasur ushtri e as hierarki.

Edhe ”zërin” do ta dërgoj Jakup!

Po Bardhyl Mahmuti, a do të kërkoj falje, natyrisht në Gjykatën Speciale, se më 21 shtator 1998 në shoqatën potike të lpk-së, ”Liria” në Malmö, ”… Do ta vrasim edhe Kol. Ahmet Krasniqin”

Me Bardhylin ishte Hydajet Hyseni, një përqarës tjetër që nga fund vitet e 1970 e fillimet e të 80-tave.

Bardhyl, rri shlrë se ende nuk e kam marrë viden kur ke folur, por atherë, ku do të mbetesh ti dhe a do të kesh ”ftyrë” që ti hiç sè ka gajle, me ardhur në Kosovë apo në “mergim” ku ne, afro 1.000.000 e me “mbrojt” uçk-në apo, tash, , UÇK-ja po iu mbron juve. Kështu tha “bilbili i Llapit, “Remi”

Vazhdon