Ndërgjegjja

21.05.2019 09:39:13

Muhamet Hamiti

“Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, të votoj për partinë time [në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 23 maj 2019] kur kjo me miopi po imponon dëmtimin më më të madh ekonomik që i ka bërë vetes ndonjëherë një qeveri demokratike”.
Kështu ka thënë dje në një shkrim për gazetën “The Sunday Times” Lordi Heseltine (Hezëlltajn), figurë e madhe e Partisë Konservatore në Britani. Lordi Heseltine (1933) ka mbajtur detyra të larta qeveritare; ka qenë edhe zëvëndëskryeministër në kohën e qeverisjes konservatore në fillim të viteve nëntëdhjetë.
Do kujtuar se ka kohë që fjala/koncepti ‘ndërgjegje’ nuk gjallon në jetën e diskursin publik në Kosovë e në Shqipëri. Mungon ndërgjegjja shoqërore, prandaj as përmendet.