Ndërhyn ministri gjerman, punëtori më i mirë shqiptar nuk do të dëbohet nga Berlini

09.11.2017 17:17:24

Familja Ajazaj nga Shqipëria, e cilësuar si shembull i integrimit të suksesshëm në Gjermani, ishte bërë temë debati në mediet gjermane.

Pas 11 tetorit, ata kanë pritur ditën e kthimit në Shqipëri, pas 3 vjetësh qëndrim në Berlin.

Por, çështja duket se ka marrë një kthesë pozitive për Ajazajt. Ministri i brendshëm i landit Andreas Geisel, ka shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë dhe të rishikohet çështja.

Fqinjët dhe të njohurit ishin të shqetësuar për largimin e çiftit shqiptar, ndërsa shefi i kompanisë ku punon Xhezo, e cilësonte si punëtorin më të mirë dhe që punonte sa për tre veta.