Ndërhynë për të shuar sherrin mes 4 personave, dhunohen 2 policë në Vlorë

21.07.2019 22:57:44

Dy policë të patrullës janë dhunuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet policët e patrullës kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit mes 4 personave që po konfliktoheshin me njëri- tjetrin. Ata i janë kundërvënë duke i qëlluar me grushte.

Mësohet se policët kanë pësuar dëmtime në fytyrë për shkak të goditjeve. Dy prej personave që kanë dhunuar punonjësit e policisë kanë rënë në pranga.