Ndërprerja e energjisë elektrike bllokon aeroportin e Hamburgut

03.06.2018 19:14:30

Qindra pasagjerë dhe makina janë bllokuar sot në aeroportin më të madh të Gjermanisë veriore në Hamburg, për shkak të ndërprerjes së  energjisë  elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur aeroporti i Hamburgut përmes një postimi në Twitter, përcjell lajmi.net.

“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, aeroporti ynë aktualisht është i mbyllur. Ne jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftim