Ndërpritet seanca, Aida Dërguti përplaset me kryetarin e veteranëve

30.12.2016 12:57:15

Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti ka reaguar kundër kategorizimit të veteranëve duke akuzuar për këtë përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryetari i veteranëve Hysni Gucati që ishte i pranishëm në sallën ku po mbahej seanca ka reaguar ndaj fjalës së Dërgutit e cila  edhe kjo ka qenë ushtare e UÇK-së.

Duke e parë këtë tensionim të situatës kryesuesi Sabri Hamiti ka dhënë pesë minuta pushim.