Ndërpritet seanca, LDK e VV lëshojnë sallën e Kuvendit

01.03.2018 16:47:40

 

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi që nuk pati kuorum për t’u mbajtur ajo.

Refuzimi i deputetëve të shumicës për të marrë pjesë në votimin e disa rekomandimeve që bënë opozita pas interpelancës për kryeministrin Ramush Haradinajn lidhur me rritjen e pagave, ka bërë që deputetët opozitarë, të LDK-së dhe VV-së ta braktisin seancës.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti e bëri të mundur tri herë të votohet, por në votim nuk merrnin pjesë më shumë se 50 deputetë, ani pse në sallë ishin 82 sosh.

Kështu, sipas rregullores, pa marrë pjesë të paktën 60 deputetë nuk mund të miratohet ose rrëzohet ndonjë çështje që hudhet në votim.

Për vazhdimin e seancës Haliti tha se do të vendos Kryesia në një mbledhje të saj.