Ndërpritet seanca si shenjë proteste ndaj vendimit për Haradinajn

09.02.2017 18:07:55

Me nismë të deputetit të AAK’së, Pal Lekajt, është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj vendimit të gjykatës franceze e cila e shtyu vendimin për Haradinajn deri më 2 mars.

Seanca e Kuvendit pritet që të vazhdojë të martën.

“Një lajm jo i gëzueshëm për kosovarët është që zotit Haradinaj i është shtyrë vendimi deri më 2 mars. Në emër të grupit në shenjë protestë kërkojmë që kjo seancë të ndërpritet dhe të vazhdojmë të martën”, ka thënë Lekaj.