Ndërroi jetë papritmas muzikanti, rapsodi Ibrahim Sefë Gashi, nga Mleçani

18.01.2018 15:54:45

Mleçan, 18 janar

Një lajm të trishtueshëm ka shpërndarë pak minuta më parë familja Gashi nga Mleçani i Malishevës. Nipi i Sefë Mleçanit, përmes rrjetit social facebook, ka bërë të ditur se axha i tij Ibrahim Sefë Gashi (Mleçani), rapsod i njohur, ka ndërruar jetë sot, pas dite. Ibrahim Gashi, ndëroi jetë në prak të përfundimit të punës, misionit të profesorit të muzikës, pa e shijuar fare pensionin që e priste. Do shtuar se një vit më parë, pat ndëruar jetë edhe vëllai i tij pak më i  vjetër, Osman Sefë Gashi, ikonë e foklorit shqiptar.

Varrimi i të ndjerit Ibrahim Sefë Gashi, bëhet të premten në ora 14:00, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.

J.Bytyçi

Legjenda: Ibrahim S. Gashi