Ndërron jetë Hysen Zherka, një ndër themeluesit dhe profesorët e Fakultetit Juridik

29.07.2017 19:56:15
Sot, më 29 korrik 2017, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Hysen Zherka, njëri ndër themeluesit dhe profesorët e parë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Hysen Zherka përfundoi studimet themelore të drejtësisë në Universitetin e Shkupit, ndërsa studimet post-diplomike për drejtësi i kreu në Universitetin e Zagrebit. Ishte ndër mësimdhënësit e parë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku fillimisht ligjëroi lëndën “Procedura Civile” dhe më pas lëndën “Historia e Shtetit dhe së Drejtës.”

Gjatë karrierës së tij akademike Hysen Zherka shërbeu edhe si Prodekan për Mësim i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.