Ndërron jetë ish-deputeti Agim Kikaj

19.05.2017 05:31:30

Pas një sulmi në zemër, në moshën 54 vjeçare ka ndërruar jetë, Agim Kikaj, i cili pos që ishte deputet i LDK-së në legjislaturën e fundit, ishte edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Kikaj ka lindur më 10 shkurt 1963. Ai kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së – organit më të lartë të kësaj partie.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten, 19.05.2017, në orën 17:00 në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës.