Ndërron jetë ish-drejtori i policisë Durrës

13.08.2016 20:52:42

Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare ish-Drejtori i Policisë së Durrësit, Arben Ruçi. 47-vjeçari ishte prej disa muajsh në gjendje kome pas një hemorragjie cerebrale, ndërsa ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Arben Ruçi ka qenë drejtor i Policisë në Durrës deri në vitin 2005, ndërsa ka mbajtur edhe disa poste të tjera në Policinë e Shtetit, ndërsa është vlerësuar për karrierën.

Pozicioni i fundit që ka mbajtur Arben Ruçi ka qenë specialist i hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.