Ndërron jetë Ismet Krasniqi

31.08.2016 13:26:58

Ismet Krasniqi, pas angazhimit dhe kontributit të dhënë për brezat, në një periudhë të shkurtër për shkak të sëmundjes detyrohet të ndërpres angazhimin në procesin edukativ.

Megjithatë ai vazhdoj të kontribuoj në shumë çështje të angazhimit qytetarë në kohën e okupimit.

Ismet Krasniqi, shquhej për kurajën dhe guximin që shpërndante gjeneratave, për të rritur rezistencën dhe angazhimin për çlirimin e vendit.

Momenti i ndarjes së tij nga jeta, është periudha e para fillimit të mësimit për shkollarët, ditë që përvitshëm për Ismetin ishte ndjenjë e përzier e gëzimit dhe mallit për punën.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e martë) 31.08.2016 nga ora 17:00 në fshatin Majac të Podujevës.