Ndërron jetë Muharem Krutaj – “Rambo”, luftëtari i UÇK-së nga Kumanova

14.09.2016 19:00:17

Ka ndërruar jetën sot luftëtari nga Kumanova i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Muharem Krutaj, i njohur me nofkën “Rambo”.

Lajmin përmes rrjeteve sociale e kanë publikuar bashkëluftëtarët e tij, por për momentin nuk ka informata për shkaqet për vdekjen e tij. Megjithatë, mësohet se ka kohë që ka pasur probleme me shëndetin.

“Sot mora nje lajm te hidhur nga qe u nda nga jeta bashkluftetari dhe Nipi im nga Kumanova-Muharrem Krutaj i quajturi”Rambo”nuk do te haroj kurr Luftetari i UÇK_ombëtare,do mbetesh ne zemrat e qdo Veterani si Luftetar Besnik dhe zemergjer,te qoft i leht dheu Muharrem ty e atyne qe ne emrin tend sot sorollaten ne qeverit e fyromit-Zoti i denoft qe nuk te dhan as nje ndihm tpakten mjeksore.Do lutemi per ty “Rambo”i UÇKës,Zoti te shperbleft me Xhenet InshAlla-AAAMIIIN”, ka shkruar Husrin Arifi.

Bashkëluftëtari tjetër, Xhem Lamallari Baruti, ka shkruar: “Njoftohen të gjithë bashkëluftëtarët dhe dashamirët se sot ndrroi jetë luftëtari i UÇK_së Muharem Krutaj “Rambo” nga Kumanova.

 

 

-I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Rambo. I lehtë të qoftë dheu i tokës Ilire.

-Zoti të mëshiroftë”.