Ndërron jetë zjarrvënësi në Spitalin Amerikan në Tiranë (Video)

26.07.2016 11:53:46

Ka ndërruar jetë në repartin e djegies në QSUT, Lefter Cani 57 vjeç, autori i zjarrëvënies së qëllimshme ditën e djeshme në ambientet e Hemo-Dializës në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Cani siç shihet edhe në videon e siguruar nga mediat u konfliktua fillimisht me shtetasin Dashamir Saraci, i cili po kryente Hemo-Dializë.

Më pas ka nxjerrë një bidon me benzinë dhe ka spërkatur shtetasin Saraçi për t’i vendosur më pas flakën me anë të një shkrepëse.

Si pasojë e flakëve që shpërthyen në repart humbën jetën nga asfiksia pacientet Sanije Sulaj 57 vjeç nga Mamurrasi dhe Anife Mali 55 vjeç nga Laçi. /opinion.al/