Ndërtimet rrugore vështirësojnë komunikacionin Manastir – Ohër

30.07.2016 16:24:55

Rrugën 60 kilometërshme Manastir – Ohër mund ta kaloni për 2 deri 3 orë, ndërkaq në fundjavë, kohëzgjatja mund të rritet.

Kjo ndodh për shkak të punimeve që bëhen në këtë magjistrale, kurse vonesa më e gjatë shkaktohet në pjesën që lidh Resnjën me Bukovën, ku komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe janë vendosur semaforë të përkohshëm.

Kjo shkakton kolona kilometrike, ndërkaq udhëtarët ankohen. Ata për TV Telma thonë se ndërtimi i kësaj rruge nuk duhej të ndodhte në pikën kulminante turistike, por do të duhej të ndërtohej në shtator e tutje. Një udhëtar deklaron se nga 12 orë që kanë dalë nga shtëpia, 2 orë i kanë kaluar në plazh, kurse 10 tjera në udhëtim.