Ndërtimi i Qendrës urgjente në Kumanovë do të fillojë në nëntor

08.10.2016 16:22:57

Qendra urgjente mjekësore në Kumanovë do të fillojë të ndërtohet në muajin nëntor, kështu tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov

Todorov tha se ky objekt do të përmbush nevojat e më shumë se 200 mijë qytetarëve të qytetit të Kumanovës dhe rrethinës.

Ky objekt do të jetë i dizajnuar për rastet urgjente në lëminë e kirurgjisë dhe sëmundjeve interne dhe do të ketë hapësirë prej 750 metër katrorë.

Gjithësejt, ky spital do të mund të shërbejë për 130 pacientë.