“Ndërtues që vrasin”, njihuni me të babëziturit e pallateve në Durrës

11.12.2019 19:55:44

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe duke marrë 51 jetë njerëzish ndërkohë mbi 1,000 të tjerë u plagosën.

Top Story pasqyron në këtë dokumentar mënyrën se si janë ndërtuar pallatet e banimit duke nxjerrur në sipërfaqe faktin se ajo tragjedi, kishte ardhur edhe nga abuzimet e ndërtuesëve.

Pallate pa struktura antisizmike, kate shtesë, themele të dobëta, kolona pa sasinë e nevojshme të hekurit, janë disa nga shkeljet e rënda teknike që Top Story konstatohen në terren.

Në këtë dokumentar, Top Story kryesisht fokusohet tek disa raste konkrete se si firma të caktuara dhe pronarët e tyre, kanë ndërtuar në mënyrë abuzive, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.