Ndeshja e çmendur në Itali, VAR i anulon katër gola një ekipi

26.07.2020 10:46:05

E pabesueshme , por brenda një ndeshje janë anuluar katër gola dhe kjo vetëm ndaj një ekipi. Bëhet fjalë pikërisht për ndeshjen e luajtuar në kampionatit italian mes  Napolit dhe Sasuolos, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për napolitanët.

Të katër golat i janë anuluar pëkërisht ekipit të Sasuolos, e cila ka qenë e pafat. Në fillim goli u parë iu anulua  për pozicion jashtë loje Djuricicit, më pas Caputos dhe Berardit.

Goli i katërt që iu anulua ishte sërisht i Djurcicit. Arbitri Gianluca Aureliano do të mbahet në këtë ndeshje të së shtunës me rekordin e vendosur për anulinin e katër gola.

Mediat italiane në komentimin e kësaj ndeshjeje i kanë cilësuar si korrekte këto vendimeve të arbitrave. Kjo ndeshje do të mbahet mend për shqiptarët të paktën, se shënoi lojtari i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, duke thyer kështu edhe mallkimin në kampionatin italian.