Ndeshjet ne SuperSport, Reali pret Eibarin në Premier spikat Tottenham – Liverpool

22.10.2017 14:01:25

Në Spanjë, pas fitores 2-0 së Barcelonës në “Camp Nou” me Malagan, vëmendje shkon për takimin Real Madrid – Eibar. Në orën 20:45 ekipi i Zinedine Zidane duhet të heqë dyshimet që janë ngritur përsa i përket ndeshjeve në “Santiago Bernabeu” dhe sigurisht do të kërkojë patjetër fitoren për të mos lëjuar një shkëputje më të madhe të Barcelonës. Ndërkohë, në orën 16:15, me interes pritet gjithashtu edhe sfida Celta Vigo – Atletico Madrid. Në orën 18:00 në kanalin Eurosport 2 të apasionuarit e futbollit gjerman mund të shijojnë duelin Wolfsburg – Hoffenheim, ndërsa në orën 17:00 Anglia mban frymën për ndeshjen e Wembley-t në Premier League, Tottenham Hotspur – Liverpool, ndërkaq në Supersport një vend të vecantë e zë edhe Eredivisie, që në orën 14:30 ofron ndeshjen më të zjarrtë dhe më të ndjerë, klasiken e kampionatit holandez Feyenoord – Ajax.