Ndizet debati në Serbi, Ruzhiq: Jovanoviq i ka mentor Thaçin, Haradinajn, Kurtin…

16.08.2017 21:28:19
Zëvendëskryetari i SPS-it, partisë së Ivica Daçiqit, Branko Ruzhiq, beson se qëndrimi lideri i LDP-së Çedomir Jovanoviq, mbi idenë e Daçiqin rreth ndarjes së Kosovës, është i turpshëm dhe çnjerëzor.

Ai ka thënë se qëndrimi i Ivica Daçiqit ishte tipik i një burrë shteti dhe politikisht i mençur.

Ruzhiq tha, se është e qartë se mentorët e Jovanoviqit, prej të cilëve është Thaçi, Haradinaj, Kurti ose “liderët e tij të shtetit të vetëshpallur”, nuk e kuptojnë “frymën e kohës” në arenën politike globale dhe faktin se stabiliteti politik dhe normalizimi i marrëdhënieve në rajon kërkon guxim politik dhe vizion.

Udhëheqësi i LDP-së, Çedomir Jovanoviq më parë në një deklaratë kërkoi që presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq duhet t’ia “qepin gojën” Ivica Daçiqit dhe kështu të ndalohet promovimi i ndarjes së Kosovës.