Ndodh edhe në Francë: Ndalet rryma në një qendër votimi

23.04.2017 16:26:50
Në një qendër votimi në qytetin Annonay në jug-perëndim të Francës është ndalur rryma për gati një orë, raportojnë mediat lokale.

Gazeta regjionale The Dauphiné Libéré ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të një zjarri që ka shpërthyer afër vendvotimit.

Ikja e dritave ka shkaktuar disa probleme shkruan gazeta.

Kryetari i Annonay, Oliver Dussopt, është shprehur i pakënaqur dhe ka thënë se autoritet duhej të përgatiteshin për eventualitete të tilla.