Ndodh në komunën e Skënderajt: asfalti çahet brenda muajit!

28.07.2016 22:07:58

Lagjia e Kocëve në Polac të Skënderajt nuk pati mundësi që t’i gëzohet asfaltimit të rrugës më shumë se një muaj, pasi që asfalti u ça, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, si dhe të cilësisë së dobët të asfaltit të shtruar. Banorëve të kësaj lagjeje tash u ka mbetur vetëm që të shohin se si çarja do të bëhet më e madhe dhe lumejtë e ujit të shiut do të krijojnë shtratin e tyre. E qeverisur në mënyrë aspak të mirë, dhe me një kryetar të burgosur, komuna e Skënderajt, është bërë shembull i keqqeverisjes dhe të matrapazllëqeve të tjera që po u kushtojnë edhe buxhetit të shtetit, edhe banorëve të kësaj komune të njohur për trimërinë dhe atdhedashurinë e dëshmuar në çdo kohë. Është detyrë e institucioneve kompetente që të hetojnë gjithë fazat e tenderimit, të punimeve dhe të cilësisë së lëndës së parë, dhe të nxjerrin konkluzionet e duhura, si dhe të marrin vendimet në përputhje me ligjin. 13874841_10154009614483025_470712459_n