Ndodhë edhe kjo, kapen policët duke vjedhur parfume

12.10.2016 17:07:49

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë kapur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në flagrancë duke vjedhur parfume.

Burimet e Indeksonline brenda policisë së Kosovës kanë treguar se ky rast ka ndodhur para disa dite.

Zyrtarët policor janë suspenduar nga detyra dhe ndaj tyre po zhvillohen hetimet.

Policët i përkasin Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe njëri prej tyre madje ka edhe gradën e rreshterit.