Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e pashëndetshme

12.01.2020 20:25:38

Ndotja e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e pashëndetshme.

Prishtina është duke vazhduar të përballet me ajër të ndotur.

Në bazë të matjes së fundit që është bërë nga ambasada amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit është e pashëndetshme.

Sipas matësit për cilësinë e ajrit, ndotja e ajrit në ora 18:00 në Prishtinë ka arritur shkallën prej 162, shkruan lajmi.net.

Kjo shkallë llogaritet të jetë e pashëndetshme.

Për këtë shkallë të ndotjes këshillohet që t’i evitoni daljet në natyre e veçanërisht të gjithë ata që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes dhe fëmijët, këshillohet që të mos ekspozohen në natyrë.