Në 1200 shkolla, vetëm 37 psikologë (Video)

23.09.2016 20:52:58

Studentë të psikologjis kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me kërkesën që për këta psikologë të krijohen vende të punës në institucionet arsimore.

Studenti Labinot Hafizi, thotë se kërkesa e tyre është e drejtë dhe se kjo kërkesë është e rregulluar me udhëzim administrativ.

Ndërsa, Arlinda Krasniqi, e diplomuar në psikologji, thotë se ka konkurruar disa herë për tu punësuar, por nuk i ka dal në ato konkurse të pakta.

Ndryshe, në 1200 shkolla në Kosovë janë angazhuar vetëm 37 psikologë. Protestuesit kërkojnë që për 1000 nxënës të angazhohet një psikolog. /Tribuna Channel/