Në 15 vjetorin e kalimit në amshim: Hasan Dajaku apo Anteu modern që u lidh aq shumë me tokën dhe popullin e tij

Nga Rexhep Kastrati

Sot janë bërë 15 vjet nga vdekja e shkrimtarit të njohur të letrave shqipe, Hasan Dajaku, i cili një jetë të tërë ia kushtoi popullit dhe vendit të tij..

I lindur më 2 mars të vitit 1944, në Rakinicë të Skëderajt në Drenicë, kohë kur Kosova pas pushtimit nazifashist kish filluar të pjetonte një pushtim më të egër; pushtimin serbo-çetnik që kishte filluar në Drenicë dhe në përgjithësi në Kosovë serinë e masakrave kundër shqiptarëve. Dhe këto masakra, në Drenicë ishin të tmerrshme, sepse Serbia nuk ia falte rezistencën që në kohë të ndryshme kshte bërë ndaj pushtimeve të ndryshme, por as luftës së bërë nga Shaban Palluzha, Mehmet Gradica e të tjerë.

Hasan Dajaku që nga fëmijëria ishte edukuar dhe mësuar në frymën patriotike dhe me rrëfime për masakrat serbe në Drenicë dhe nëpërgjithësi ndaj shqiptarëve. Prandaj, dashuria për vendin, për popullin e tij ishte shumë e madhe, e pamasë dhe e pazëvendësueshme. Kjo do të vërehet gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar kur edhe pse do të përjetojë masa të ashpra represive, ai nuk do ta lëshojë vendin e tij.

Gjatë viteve 1969 – 1971, Hasan Dajaku përfundon stduimet në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe, në Shkollën e Lartë pedagogjike në Prizren, dhe menjëherë do të kthehet në Drenicë, ku do të punësohet në Shkollën fillore “Liria” në Turiçec”. Gjatë punës së tij në procesin arsimor, Hasan Dajaku, do të udhëheqet nga një vetëdije se Drenica, sikurse e gjithë Kosova kishin nevojë shumë për arsimimim dhe për aftësim për të qenë në gjendje të bëhet një vend i zhvilluar dhe i përparuar. Patriotizmi arsimor dhe intelektual ishte një nga veçoritë e personaitetit të tij, që do të reflektohet edhe në veprën e tij letrare.

Interesimi dhe prirja e Hasan Dajakut për letrësinë, nuk ka filluar në moshë madhore, por mund të thuhet se ai u lind me prirjen për të thënë në mënyrë letrare, mendimet, idetë, mesazhet dhe për të shfaqur emocionet e tij. Mirëpo, ajo që do ta bëjë emër të njohur të letrave shqipe dhe që do ta tërheqë vëmendjen e opinionit profesional dhe publikut të gjerë është vepra “Njeriu që rrëfehej kur ishte vetëm” që u botua më 1978. Kjo vepër u shpall vepra më e mirë e vitit në nivel të Kosovës. Për shkak të vlerave të saj ideo-estetike, vepra “Njeriu që rrëfehej kur ishte vetëm”, më 1984 do të ketë edhe një radiodramtizim, por edhe një teledramtizim me titullin “Fluturimi i Micakut”.

Mirëpo nuk ishte vetëm kjo vepër që tërhoqi vëmendjen e kritikës dhe të opinionit të gjerë, pasi që vepra të tjera do të jenë të vlerësuara nga kritika dhe me çmime dhe me shpërblime të ndryshme, siç janë: “Pranë lapidarit”, “Mjegull, mjegull”, “Kallogjeri” etj. Gjithsesi një vepër e veçantë, është edhe poema e dramatizuar “Bengza në faqe”, e botuar nga “Rilindja” më 1978.

Të tjera vepra të Hasan dajakut janë edhe: Gjyshërit e Kosovës; Droja e Daranit ( përmbëedhje letrare me tregime, poezi, poema të cenzuruara gjatë regjimit komunist), “Zemër e ndarë” (dramë poetike), “Shenjtëria e madhe”, “Komandanti” (monodrama), “Në krahët e epsheve” (damë), “Buqja” (Çmimi i parë në vitin 1975, tek “Pioneri” në konkurisn për dramë për fëmjë), “Marrëzia ballkanike” (vepër e papërfunduar dhe pjesë të gjetura nga drama të cilat janë shkatërruar në kohën kur ishte izoluar) etj.

dajaku-vepra

Të gjitha këto kishin bërë që Hasan Dajaku të ftohej në Institutin Albanalogjik, por ai si një Ante modern, i kish qëndruar lidhjes me tokën e tij, me njerëzit e tij dhe nuk kishte pranuar që të shkonte në Prishtinë. Hasan Dajaku ishte mishëruar me njerëzit e tij, me vendin e tij, që i ishin bërë edhe frymëzim për punë, edhe frymëzim për krijimtare letrare. Dhe ishte dashuria për këta njerëz dhe për vendin e tij që e kishte forcuar dhe e kishte bërë t’u qëndronte të gjitha sfidave të kohës, gjthnjë duke mbajtur një qëndrim refuzues ndaj formave të ndryshme të përshtatshme për regjimin e kohës. Prandaj, edhe kur kishte refuzuar ftesën e Institutit Albanologjik, këtë e kishte bërë shkurt dhe qartë. “Nuk shkruaj për dëshirën e disave”, duke dëshmuar kështu se shkrimi për të ishte më shumë sesa një tekst i shkruar, më shumë sesa një proces intelektual, por ishte vetë identiteti i tij , ishte vetë ai.

I lidhur për vendin, për njerëzit, për shkrimin, Hasan Dajaku kishte ndrtuar trininë e tij të shenjtë: vendi, njerëzit shkrimi. Ajo thënia nga Ungjilli sipas Gjonit “Në fillim ishte fjala”, te rasti i Hasan Dajakut ka kuptimin e fjalës që shpreh dashurinë për vendin dhe për njerëzit, por edhe ironinë, metaforën dhe sarkazmin për regjimin.

Të gjitha këto i kishte vërejtur me kohë regjimi i kohës, i cili ishte munduar që t’ia prishte trininë e tij të shenjtë, duke e ballafaquar me masa të ashpra represive, deri në largimin e tij nga puna me arsyetimin për “Papërshtashmëri moralo-politike”. Kjo masë kishte ardhur më 1984, në kohën kur ishte transmetuar vepra “Kallogjeri”. Pas kësaj, Hasan Dajaku gjitnjë e më shumë u ballafaqua me masa represive, por edhe me dhimbjen se nuk mund ta ushtronte më punën e tij me nxënës në lëmin e arsimit. Megjithatë, Hasan Dajaku arriti që t’i përballonte të gjitha dhe të mos e lëshonte as vendlinden, dhe as Kosovën. Kishte vendosur që të qëndronte në fund i lidhur për tokën dhe për njerëzit. Ky përkushtim për vendin dhe për njerëzit, nuk do t’i kushtojë vetëm atij, por edhe fëmijëve të tij që do të jenë të privuar nga e drejta për shkollim, sidomos nivelet e larta të shkollimit.

 

Hasan Dajaku do t’i rkthehet ditarit gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar me pavarësimin e shkollës shqipe, dhe me pavarësimin e Kosovës, dhe përsëri do të plotësojë atë trininë e tij të shenjtë: vendi, njerëzit, shkrimi, përkatëssiht do ta plotësojë me punën me njerëzit dhe me vendin nëpërmjet punës në arsim. Dhe kështu, ai do të vazhdojë për vite të tëra. Dhe nga kjo nuk do ta ndalë as lufta, sepse edhe atëherë do të bëjë gjithçka që nxënësve të tij t’ua mësojë dashurinë për libri, për dijen, për vendin dhe për njerëzit.

Një njeri që tërë jetën ia kishte kushtuar vendit të tij, njerëzve të tij dhe për vend dhe për njerëz, për dashurnë ndaj të cilëve kishte pranar gjithë ato masa represive, nuk mund të mos i gëzohej tepër shumë lirisë. Hasan Dajaku nuk e fshihte gëzimin, nuk e fshihte lumturinë e tij që kishte marrë fund njëherë e mirë koha e regjimeve pushtuese për popullin dhe vendin e tij. Mirëpo nuk qe e thënë që kjo lumturi dhe ky gëzim të zgjasin shumë, pasi që ai më 7 tetor 2001 do të bëjë hapat e fundit në jetë dhe do të përfitojë çastet e fundit të lumturisë dhe gëzimit për liri, pasi që atë ditë do të pushojë së rrahuri zemra e tij.

Edhe pse kaloi në amshim si sot e 15 vjet më parë, për Hasan Dajakun nuk mund të thuhet se vlen ai vargu i Din Mehmetit “Vdekja nuk është fjala ime e fundit”, pasi që ai do të lërë shumë vepra të tjera të pabotuara, e të cilat bashkë me veprat tjera të botuara, do të shohin dritën e botimit disa vite mbas vdekjes.

Tashmë kur janë bërë 15 vjet nga kalimi në amshim, mund të thuhet se Hasan Dajaku është një personalitet i veçantë i letrave shqipe, është një Ante modern i lidhur fort me tokën dhe me njerëzit. Si i tillë, ai është një shembull për të gjithë ata që duan të ndjejnë se si rrah zemra e vendit dhe e popullit, se si ushtojnë malet dhe si rekëtijnë ndenjat e njerëzve.