Në 24 orët e fundit 37 aksidente trafiku dhe 1153 tiketa të...

Në 24 orët e fundit 37 aksidente trafiku dhe 1153 tiketa të shqiptuara

08.07.2020 08:42:36

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 37 aksidente trafiku, ku prej tyre 17 kanë qenë me të lënduar dhe 20 të tjerë me dëme materiale.

Ndërsa, Policia e Kosovës gjatë të ditës së djeshme ka arrestuar 24 persona, 14 të tjerë janë në mbajtje, kurse një tjetër në ndalim.

Ndërkaq, për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1.153 tiketa