Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 39 aksidente në Kosovë

15.10.2019 09:38:28

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin kanë ndodhur gjithsej 39 aksidente. Policia ka njoftuar se asnjë nga aksidentet nuk ka qenë me fatalitet.

Nga 39 aksidentet janë lënduar 14 persona, 25 aksidente kanë qenë me dëme materiale.

Po ashtu, janë shqiptuar 1379 tiketa në trafik.

Gjatë 24 orëve të kaluara, janë arrestuar 14 persona, 6 prej të cilëve janë në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë në vuajtje të dënimit.

foto arkivi