Në Açarevë të Drenicës do të shënohet përvjetori i rënies heroike të Ismet H. Rrahmanit

Më 27 gusht dyert e Kullës së ndërtuar vitin e kaluar edhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, presin miq dhe dashamirë, bashkëluftëtarë të Ismet dhe qytetarë nga të gjitha anët.

Ismet H. Rrahmani, i lindur më 1962, ka qenë mësues dhe drejtor shkolle në shkollën që tashmë mban emrin e tij, dhe me fillimin e luftimeve, iu bashkua organizimit dhe udhëhejqes së luftës në këto anë, duke u dalluar për guximin dhe heroizimin e tij derisa ra heroikisht më 1998, duke dëshmuar se gjaku i gjyshit të tij i vrarë nga serbët më 1914, rridhte edhe në damarët e tij.