Në agjendën e Johannes Hahn nuk ka vend për ata që protestojnë kundër gjuhës shqipe

20.03.2017 14:18:44

Shoqata që ka marrë përsipër organizimin e protestave kundër gjuhës shqipe, ”Për Maqedoni të përbashkët” nuk do të takohet me eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn

Kjo bëhet e ditur nga zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, e cila konfirmon se Hahn dhe tre eurodeputetët do të takohen vetëm më përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar vende në përbërjen e re të kuvendit.

Kocijançiq bëri të ditur se agjenda e Hahn nuk lejon takime tjera, respektivisht nuk do të takojë asnjë nga organizatat qytetare.