Në Angli/ 13-vjeçari vritet me thikë në mes të parkut, arrestohen pesë fëmijë

04.01.2021 12:10:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bekshire, Angli, ku pesë të mitur, katër djem dhe një vajzë, të moshës 13 dhe 14-vjeç, komplotuan për vrasjen e me thikë të një 13-vjeçari.

Të miturit u arrestuan, ndërsa viktima u gjet i plagosur afër një fushe golfi, ndërsa vdiq vetëm pak minuta më pas. Ai ishte goditur me thikë në pjesën e pasme të qafës.

Ngjarja ndodhi dje pasdite në një park, ndërsa policia tha se viktima duhet të jetë goditur nga dy meshkuj që më pas janë larguar.

Motivet e kësaj ngjarje të rëndë nuk janë nisur ende, ndërsa policia lokale i ka bërë thirrje të gjithë personave që mund të kenë parë diçka, të dëshmojnë.

Sipas tyre zona është shumë e frekuentuar nga personat që dalin shëtitje me qentë, ndaj “është e pamundur mos të ketë patur dëshmitarë”.