Në Angli vritet me thikë 15-vjeçari me origjinë nga Kosova

23.09.2019 21:59:43

Një djalë 15-vjeçar me origjinë nga Kosova, i identifikuar si E. Gashaj, ka humbur jetën pasi është therur me thikë në një park lojërash në Slough, një qytezë pranë Londrës, të shtunën.

E. Gashaj vdiq nga një plagë me thikë në gjoks, tha Policia britanike, raporton mediumi publik britanik, BBC.

15-vjeçari u gjet i plagosur në Salt Hill Park, Slough, rreth orës 18:30 të shtunën.

Policia tha se një 15-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Gashajt. Një tjetër i ri, gjithashtu 15 vjeç, është liruar pas arrestimit lidhur me dyshimet për vrasjen