Në Argjentinë, para pallatit presidencial në Bueno Aires, 100 femra, protëstojnë të zhvshura, kundër dhunës ndaj grave

01.06.2017 21:14:11

 

Para pallatit presidencial në Buenos Aires të Argjentinës, rreth 100 femra janë zhveshur tërësisht, në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave.

 

Ato kanë nisur të bërtisnin të zemëruara, si pjesë e inskenimit artistik që paraqet zërin e atyre që kanë provuar çfarëdo forme dhune dhe po vuajnë në heshtje, transmeton Telegrafi.

Grupi e ka përdorur këtë formë që të ngre vëmendjen e të gjithë atyre që bëjnë dallime në baza gjinore dhe shtetit që nuk e dënon këtë.

‘Femicide es Genocide’ është moto e tyre, përmes së cilës do të protestojnë njëjtë edhe pasnesër, para gjykatës më të lartë në vend.

Statistikat tregojnë se në Argjentinë për çdo 25 orë vritet nga një grua