Në Asamblenë e qytetit të Kielit do të jem sërish nga 19 nëntor 2020

10.11.2020 22:21:52

Kieli është një qytet në veri të Gjermanisë,i cili ka 250.000 banor, është një qytet bregdetar dhe me një universitet shumë të vjetër. Është kryeqytet i Republikës së Schlesëig- Holsteinit që ka 2.9 milion banor.Dallon sidomos me rrugëtimin e anijeve që nisen nga ky qytet për në shumë vende te botës.Në këtë qytet në asamblenë e qytetit janë 8 grupe politike, kurse CDU ku unë jam anëtar e veprimtar tash e pesëmbëdhjetë vjet është partia e dytë me 14 asambleist.Më, 19 nëntor 2020 do ta filloj mandatin e dytë në Asamblenë e qytetit të Kielit tash me një përvojë më të madhe në shumë aspekte.Shpresoj se dalëngadalë mbas kalimit të pandemisë do të filloj ndërlidhjen e qytetit të Kielit me qytetin e Prizrenit.Politika është një art i vështirë e sidomos kur je gjenerata e parë e migrantëve që ju ke futur politikës.Sido që të shkojnë lundrimet politike një është e qartë se demokracia gjermane ta jep mundësinë e ngritjes në politikë pavarësisht luftës politike që zhvillohet në mes të anëtarëve të partisë për pozicione politike.Por, të jesh asamblist në një qytet më 250.000 banorë ku janë vetëm 59 asamblist nga 8 parti politike këtë ta mundëson vetëm demokracia gjermane, pa lënë anash edhe angazhimet e pandërprera që bëj tash e 15 vjet në CDU, si dhe përkahjen që më kanë dhënë mërgimtarët shqiptar që jetojnë në Kiel.