Në Austri përsëri më shumë se 1000 raste aktive të coronavirusit

06.07.2020 16:56:44

Austria regjistroi më shumë se njëmijë raste aktive të coronavirusit për herë të parë që nga muaji maj.

Numri i rasteve u rrit në 1.012 të hënën, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Vjenë.

Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, tha se infeksioni u shfaq në grupe të lokalizuara me rrugë të gjurmueshme të infeksionit.

Një prej tyre është grupi rajonal rreth qytetit verior të Linz.

Që nga e diela, 57 raste të tjera janë raportuar, duke çuar totalin në 414.

Vjena ka 347 raste aktive. Katër nga nëntë rajonet austriake nuk regjistruan raste të reja të infeksionit.

Numri i rasteve aktive kishte rënë nën 1 mijë më 20 maj, sipas autoriteteve shëndetësore