Në autostradën Prishtinë-Prizren, policit i thyhen këmbët nga goditja me veturë

01.08.2016 14:52:28

Një polic i Kosovës është goditur nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, derisa ishte në detyrë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e konfirmoi rastin për Telegrafin, ndërsa tha se polici i lënduar rëndë gjendet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informatave të Telegrafit, polici i ka të dy këmbët e thyera.

Hoxha bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar.

“Ka ndodhur një aksident me lëndime të rënda trupore në autostradën Ibrahim Rugova, po fatbardhësisht sipas informacioneve që i kemi polici është jashtë rrezikut për jetë. Sipas raportit, polici është dërguar në QKUK pasi iu ka dhënë ndihma emergjente në vend ngjarje. I dyshuari është arrestuar dhe është në proces të hetimit dhe në vazhdim të procedurave tjera konform ligjeve”, tha Hoxha.