“Në Ballkan, më të lumturit janë qytetarët e Maqedonisë”

01.01.2017 16:31:31

Pas kosovarëve, qytetarët e Maqedonisë janë më të lumturit në Ballkan, tregon hulumtimi i agjencisë “Brima Gallup. Më shumë se gjysma, gjegjësisht 52% e qytetarëve të Maqedonisë janë deklaruar se janë të lumtur, ndërsa vetëm 10% janë përgjigjur se janë të palumtur.

Sipas këtij hulumtimi “lumturia neto” e Maqedonisë është plus 42%, ndërsa vetëm qytetarët e Kosovës kanë më shumë – plus 45%.

Në Serbi “lumturia neto” është plus 38%, ndërsa pas saj është Shqipëria me 35% “lumturi neto”. Në Ballkan, grekët janë më të palumturit.

Anketa tregon se qytetarët e Maqedonisë janë optimistët më të mëdhenj, në krahasim me shtetet fqinje, por përsëri më pak optimizëm se Kosova dhe Shqipëria.