Në BE pa e njohur Kosovën, thotë Nikoliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë të dielën se Serbia dëshiron të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, por ajo kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës

Nikoliq ka shtuar se Serbia është e angazhuar për paqe dhe bashkëpunim në rajon. Siç tha ai, “grindjet dhe historia janë pas nesh dhe do t’i kthehemi bashkëpunimit”.

Presidenti serb pohoi edhe njëherë se Serbia po bënë të pamundurën për të mos lejuar hyrjen e Kosovës në OKB, dhe se vitin e ardhshëm përsëri do të përballet me sfidën e parandalimit të hyrjes së Kosovës në UNESCO.

“Ne jemi duke luftuar për rimëkëmbjen e ekonomisë, për punë, për të drejtën për të zgjedhur miqtë tanë”, ka thënë Nikoliq, njofton Radio Kim, përcjellë Klan Kosova.