Në Belgjikë vdes fëmija refugjat nga plumbat e policisë

23.05.2018 11:56:23

Zbulohet se fëmija që vdiq pas ndjekjes nga policia të kamionit ku ndodhej, i cili transportonte refugjatët, ka vdekur për shkak të plumbit të policisë

Kryeprokurori Ignacio de la Serna i cili realizon hetimet, në një konferencë për media tha se fëmija i cili u gjet i vdekur në kamionin që ndiqej nga policia, ka humbur jetën si pasojë e plumbit të policisë. Ai njofton se policia ka gjuajtur me armë zjarri për ta ndalur kamionin që ishte duke e ndjekur.

Duke u shprehur se zyrtari policor ka dalë përpara gjykatësit dhe se janë shqyrtuar të gjitha dëshmitë, Serna tha se “Polici i cili ka gjuajtur me armë zjarri është tejet i pikëlluar. Ai tha se nuk do të dëshironte të bëhej shkak i një gjëje të tillë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Belgjikës javën e kaluar kishte ndjekur një kamion të dyshuar në afërsi të qytetit Namur dhe si pasojë të mosndaljes së kamionit kishte gjuajtur me armë zjarri. Në kamion, i cili u ndal pasi u godit me një automjet tjetër, u gjetën kufomat e 30 refugjatëve si dhe të një fëmije 2-3 vjeçar.

Rezultatet e autopsisë kishin treguar se fëmija ka humbur jetën si pasojë e goditjes në faqe të një plumbi, mirëpo në një deklaratë nga prokuroria në etapën e parë ishte pretenduar se plumbi në fjalë nuk i përket policisë.