Në disa spitale ilegale në Serbi janë hospitalizuar të kthyerit nga luftë-betejat në Siri dhe në vendet tjera të Lindjes së Afërt.
“Fjala është për biznes të madh. Është e njohur se mjekët dhe personeli mjekësor serb janë të vlerësuar nëpër shtete arabe qysh nga koha e Titos, derisa ato lidhje janë ruajtur deri sot. Disa pronarë të qendrave serbe mjekësore nuk iu intereson se a janë në pyetje xhihadistët apo kushdo tjetër, në pyetje janë vetëm paratë”, ka thënë një burim i medieve, transmeton gazetametro.net.
Njëra prej qendrave të tilla mjekësore gjendet në afërsi të Beogradit, dhe përveç shërbimeve të përmendura, pacientëve iu ofrohen edhe shërbimet e kalërimit, dhe opsionet e ngjashme.
Pretendohet se për momentin në këtë objekt shërohen katër luftëtarë nga Siria.