Në brigjet italiane kapen dy skafistë shqiptarë me 1,5 tonë lëndë narkotike

26.04.2019 17:13:34

Një gomone që transportonte një sasi prej 1,5 tonë lëndë narkotike kanabis sativa është bllokuar në Itali. Në pranga janë vënë 2 shtetas shqiptarë.

Droga ishte vendosur në një gomone 10 metra të gjatë dhe ishte ndarë në 17 koli. Gomonia me dy motorë u sekuestrua në brigjet italiane. Në rast se lënda narkotike do të shitej në treg, prej saj do të fitoheshin 15 milionë euro.

Në bordin e saj e në ujë janë gjetur 71 pako me marijuanë me peshë 1531 kg. Dy skafistët shqiptarë janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.