Në Bruksel, në muajin mars flitet për të pagjeturit (Video)

20.11.2016 20:21:33

Muaji mars do të jetë koha kur çështja e zbardhjes së fatit të personave të jetë në agjendën e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Kjo temë nuk është hapur që nga vitit 2011.

Burime të televizionit Tribuna Channel kanë bërë të ditur se tashmë kanë filluar përgatitjet që tema e të pagjeturve të futet si pikë e rendit të ditës në bisedimet e Brukselit.

Ndonëse nuk specifikohet një datë, muaji mars mund të jetë muaj që do të rikthej shpresën e familjeve të të pagjeturve në Kosovë, që të ndriçohet më në fund fati i tyre.

Edhe ministrja për dialog, Edita Tahiri, përmes telefonit ka theksuar se në një të ardhme të afërt do të angazhohen që prioritet t’i jepet çështjes së tyre, por nuk ka dhënë data.